27 vjeçarja e sëmurë e pa shtëpi, kërkon ndihmë (VIDEO)

196

1

Kjo është 27 vjeçarja Zinepe Hiseini nga Gostivari. Për shkak të sëmundjes së veshkave, ajo u detyrua që të hyj në dializë nga mosha 16 vjeçare. Që kur mbushi dy javë, e braktisën prindërit duke e lënë në dorë të gjyshes së saj. Në vitin 2005 gjyshja ndërroi jetë, duke e lënë Zinepin krejtësisht të vetme dhe të sëmurë. Ajo bën apel për ndihmë, pasi që nuk mund t’i ja del e vetme.

“Kam nevojë për ndihmë financiare, sepse pi shumë barna, shkoj në Shkup nëpër kontrolle nëpër spitale edhe më duhen të holla.” 01:01 “Jam e vetme dhe nuk kam asnjë familjar. Familjarët më kanë braktisur të vogël. Dy javë kam qenë kur më kanë braktisur, më ka rritur gjyshja, ajo ka vdekur para 9 vitesh, tani kam mbetur vetëm dhe jetoj me qira”, u shpreh Zinepe Hiseini.

Ajo deri tani ka jetuar nga paratë që i janë mbledhur gjatë festës së Fitër Bajramit. Mirëpo të njëjtat nuk i mjaftojnë që të kalojë tërë vitin.

“Populli më ka ndihmuar deri tani, me vitra e zeqatë, por nuk mund t’i ja dalë mbanë vetëm në me ndihmat e Ramazanit, çdo ditë duhet jetën ta jetoj dhe të hamë e të pimë”, u shpreh ajo.

Zinepit i duhen minimum 50 euro më muaj për barnat, ndërsa tregon edhe raste kur ka rrezikuar të përfundojë në rrugë në mungesë të parave për të pagur qiranë.

“Nuk kisha ta paguaj qiranë, shefi i shtëpisë më tha mblidhi teshat dhe lëshoje shtëpinë, por pastaj halla ime më huazoi 4000 denarë dhe e pagova atë muaj”, shtoi ajo.

Përveç sëmundjes së veshkave, tani ajo po përballet edhe sëmundje të tjera. Ajo thotë se tani po e përjeton krizën më të madhe financiare që ka përjetuar ndonjëherë.

Përderisa po na përcillte, Zinepi u lut që gjithkush kush ka mundësi t’i dal në ndihmë./tv21

Comments