Ndërron jetë edhe Arianit Gashi



Pas plagëve të marra sot në parkun e qytetit nga një armë zjarri, ka ndërruar jetë edhe Arianit Gashi.
Këtë e ka konfirmuar për “Zeri.info”, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
“Rreth orës 16:30 ka ndërruar jetë në emergjencë personi i dytë i plagosur sot në Prishtinë”, ka deklaruar Fazliu për “Zeri.info”.
Së bashku me të ndjerin Arianit Gashin, ka vdekur edhe Eron Agaj, të dy këta ishin sulmuar sot me armë zjarri në afërsi të parkut të qytetit në Prishtinë. Zeri