29 korriku, data e komplotit ndaj shqiptarëve !
Shkruan: Ardian Megjani
Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia si gjashtë fuqitë më të mëdha të asaj kohe, u mblodhën gjatë periudhës 1912 – 1913, për të vendosur mbi fatin e territoreve ballkanike, ku më 29 korrik 1913 vendosën mes tjerash dhe ndarjen e trojeve shqiptare. Nga gjashtë fuqitë e mëdha, vetëm Italia dhe Austro-Hungaria ishin të interesuara dhe këmbëngulëse për një Shqipëri të Pavarur me kufij sa më të gjerë .
29 korriku është data më e kobshme e kombit shqiptar, sepse në këtë datë fuqitë perëndimore, territoret Shqiptare vendosën t’i ndanin midis : Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë. Kurse, njohën ekzistimin e një shteti shqiptar, prej vetëm 28.748 km2.
29 korriku është data kur : Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia u dyndën drejt këtyre territoreve duke ndërmarrë aksione gjenocidi, vrasjesh, masakrave më barbare dhe shpërnguljeve masive kundrejt popullatës shqiptare autoktone të këtyre territoreve, derisa përballë gjithë kësaj situate, evropa heshti !
Andaj, lirisht mund të thuhet se 29 korriku është data e një komploti ndërkombëtar të organizuar ndaj shqiptarëve .
Dhe pikërisht kjo datë, 29 korriku, është pikënisje e të gjitha luftërave të pandërprera të shqiptarëve. Pjesa e popullit të robëruar shqiptar, nuk pranoi kurrë këtë vendim dhe nuk ndaloi kurr përpjekjet për çlirim nacional dhe bashkim kombëtar .
Të gjitha luftërat, vrasjet, shpërnguljet e mëdha pasojat e së cilave i vuajmë edhe sot, problemet politike, ekonomike, kulturore dhe çdo gjë tjetër që shkoi keq për shqiptarët gjatë këtyre 103 viteve, burimin e kanë tek kjo datë, dhe tek ky vendim, i cili është vendimi më i padrejtë i ndërmarrë ndonjëherë nga fuqitë perëndimore përgjatë shekullit XX, i cili u ndërmarrë në kurriz të shqiptarëve .
Pra, 29 korriku, është data më e zezë për shqiptarët !
Fatëkeqsisht, që nga kjo datë, Shqipëria ishte i vetmi vend në botë që kufizohej me shtete fqinje, por në ato territore ku kufizohej ishin tërësisht të banuara me popullin e saj .
Por, fatmirësisht shqiptarët nuk u pajtuan kurr me këtë vendim të kësaj date, dhe nuk do të pajtohen kurrë, deri në zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje !