30 dasma në 2026? Asim Gashi zbulon pasionin e tij për çdo dasmë
Këngëtari i njohur kosovar Asim Gashi, po vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar nga publiku shqiptar.
Me një pasion të jashtëzakonshëm për secilën dasmë, Asimi shpjegon se për të çdo event është një histori e veçantë që meriton kujdes maksimal.
Në një prononcim për Indeksonline ai theksoi se menaxhimin e bën vet, duke pasur data të shumta për ahengje familjare.
“Çdo dasmë për mua është e veçantë. Menaxhimin e bëj kryesisht vet, dhe nuk ka ndonjë moment të veçantë që mund ta veçoj, secila dasmë ka bukurinë e saj dhe sjell një emocion të papërsëritshëm,” u shpreh Asimi.
Për vitin 2026, do të ketë rreth 30 dasma, duke u siguruar që çdo event të jetë unik dhe i paharrueshëm.
Nga përzgjedhja e dekorit, koordinimi i muzikës, deri te çdo detaj i vogël që krijon atmosferën e duhur, siguohet që secila dasmë të ketë stilin e vet dhe të qëndrojë gjatë në kujtesën e mysafirëve dhe të çiftit.
“Për vitin 2026 kam rreth 30 dasma”, tha ai.
Ai shton se, megjithëse nuk mund të veçojë një moment të vetëm, çdo dasmë ka magjinë e vet.
“Moj e bardhe e bukuri si dhe n’drras të vegut”, janë këngët që kërkohen më shumë nga dasmorët, theksoi këngëtari.
Me këtë ritëm dhe energji, nuk ka dyshim që 2026 do të jetë një vit i mbushur me dasma të paharrueshme për Asim Gashin dhe çiftet që zgjedhin ta kenë pranë në ditën e tyre të madhe.