30 ditë paraburgim për dy policët që dyshohet se fshehën drogën e sekuestruar

268
fresco

police3-1-e1456853620755-1-1_1475941473-6022882
midle
Dy policët, Arbnor Gashi dhe Besim Klinaku, të arrestuar dje, do të mbahen 30 ditë në paraburgim. Kështu ka vendosur Gjykata Themelore e Prishtinës, një ditë pas arrestimit të tyre, raporton Gazeta Express.

Mediat, të shtunën, raportuan se dy policët e Stacionit Qendra në Prishtinë, të cilët u arrestuan një natë më parë, po dyshohen për shmangie të marihuanës së sekuestruar.

Arbnor Gashi dhe Besim Klinaku, dyshohen se pasi kanë ndaluar një person, i cili posedonte rreth 15 qese të vogla me narkotikë (marihuanë), i kanë dorëzuar në stacion policor vetëm dy qese me narkotikë.

Comments