30-VJEÇARI RRAH NËNËN, ARRESTOHET NGA POLICIA



Një 30-vjeçar në Elbasan është arrestuar nga policia për ushtrim dhune në familje.
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë së këtij qyteti vunë në pranga shtetasin Emiljan Dinja, banues në këtë qytet.Sipas policisë 30-vjeçari ka goditur me sende të forta nënën e tij Z.K, 62 vjeçe pas një konflikti për motive të dobëta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” .