300 mijë njerëz n5 Halep furnizohen vetëm nga tre furra buke

70

Moebel THEMA

alepo

Lufta në Siri është duke vazhduar për pesë vjet me radhë, ndërsa kohët e fundit sulmet më të ashpra janë kryer në zonën e Halepit në të cilën ishin dhjetëra furra buke të cilat ishin në shërbim të afro 300 mijë banorëve, ndërsa tani kanë mbetur vetëm tre, raporton Anadolu Agency (AA).

Lufta ka shkatërruar kryeqytetin Damaskun dhe qendrën ekonomike Halepin, një nga qytetet më të mëdha dhe më të vjetra të Sirisë. Aty është shkatërruar edhe trashëgimia kulturore Botërore, e cila ishte nën mbrojtje të UNESKO-s dhe janë zhvendosur miliona shtetas sirianë.

Para luftës qyteti kishte një popullsi prej rreth tre milionë banorësh, kryesisht arabë. Rreth 400.000 e popullsisë përbëhej nga turkmenët dhe 200.000 kurdë.

Lufta në Siri ka shpërtheu në vitin 2011 dhe pas një vit me veprime të mëdha luftarake u prek edhe qendra e Halepit. Vetëm për disa javë, opozita siriane mori nën kontroll pjesën lindore të qytetit.

Që nga viti 2013, forcat besnike siriane të presidentit Bashar al-Asad po kryejnë bombardime mizore në këtë qytet sirian, dikur të rëndësishëm, duke mos bërë asnjë dallim edhe kur bëhet fjalë për civilët.

Kriza humanitare në Halep u përshkallzua ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, kur në sulmet ajrore u përfshinë edhe forcat ajrore ruse.

Pjesa perëndimore e qytetit është nën kontrollin e forcave të regjimit, kurse pjesa lindore kontrollohet nga opozita.

Nën pushtimin e pjesës lindore të Halepit ndodhen 300 mijë civilë, ndërsa sipas qendrës shëndetësore në këtë pjesë të Halepit, civilët tashmë 93 ditë nuk mund të plotësojnë edhe nevojat themelore të jetës.

Nga 15 nëntori deri më sot, forcat e regjimit kanë vrarë 508 civilë dhe kanë plagosur 1.871 të tjerë. Në dhjetë ditët e fundit në mënyrë intensive janë bombarduar spitalet dhe qendrat shëndetësore në lindje të Halepit, të cilat nuk janë më funksionale.

Njerëzit e plagosur trajtohen në bodrumet e ndërtesave të shkatërruara. Janë dëmtuar edhe shkollat, kurse është ndërprerë mësimi edhe në ato shkolla që nuk ishin caqe të sulmeve ajrore.

Procesi mësimor për grupe të vogla të fëmijëve po mbahet nëpër shtëpi.

Muhammad Mesletiy, anëtar i Këshillit të qytetit i cili është përgjegjës për ndihmë në formë të ushqimit për AA tha se në këtë zonë, funksionojnë vetëm tre furra buke.

Për shkak të mungesës së miellit dhe bombardimeve edhe këto furra buke punojnë çdo të dytën ditë dhe deri në mesnatë. Forcat e regjimit me të gjitha forcat bombardojnë zonën me sipërfaqe prej 45 kilometra katrorë në të cilën jetojnë qindra mijëra njerëz.

Nëse forcat e regjimit e marrin plotësisht Halepin, atëherë ata do të kthehen drejt Idlib-it, bastionin e fundit të opozitës.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-moon në një deklaratë muajin e kaluar tha se që nga 7 korriku, asnjë autokolonë e OKB-së nuk ka hyrë në lindje të Halepit.

Aktivistët e Mbrojtjes Civile, shëndetësisë dhe arsimit në Halep dje kërkuan që të sigurohet një korridor humanitar që do të shpërndajë gjërat themelore për civilët në atë pjesë të Halepit.

Comments