Jose Mourinho është duke shqyrtuar mundësinë e bërjes së një oferte prej 300 milionë eurosh për Neymar, duke e dërguar Paul Pogba tek Paris Saint-Germain si pjesë e marrëveshjes.
Braziliani raportohet të jetë i palumtur me jetën në Parc des Princes dhe menaxheri i Djajve të Kuq, Jose Mourinho, i vendosur të transferojë një sulmues klasi.
Dhe megjithëse Real Madrid duket të ketë gjasat më të mëdha për ta blerë brazilianin, United është po ashtu i interesuar, ndaj mund ta përfshijë Pogba në këtë operacion.