32 kg heroinë në aeroportin e Romës, arrestohen 12 trafikantë
Një operacion antidrogë i policisë italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale që trafikonte drogëra të forta nga vendet e treta drejt Italisë.
Plot 32 kg heroinë u sekuestrua në aeroportin e Fiumicino në Romë, ku u arrestuan 12 trafikantë.
Droga ishte fshehur në paketim sheqeri. Të arrestuarit janë kryesisht shtetas të huaj nga Azia dhe Afrika, të cilët transportuan heroinën nga vende të tilla si Afganistani, Tajlanda e Vietnami drejt shtetit italian.
Nëse kjo sasi droge do të shitej me doza të vogla do të kapte një vlerë prej 5 milionë Euro.