350 raste dëmtimi nga rajonet e përmbytura janë raportuar në kompanitë e sigurimeve në Maqedoni

113

Moebel THEMA

350

Banorët e rajoneve të përmbytura i kanë raportuar dëmet e shkaktuara, në kompanitë e sigurimeve, kurse deri tani janë raportuar 350 raste, që arrijnë vlerën prej 300 mijë euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kompanive të sigurimeve, 320 raportime kanë të bëjnë me dëme në prona, kurse 30 raportime ndërlidhen me veturat dhe mjete tjera motorike. Shumica e raportimeve janë bërë nga qytetarët, ndërkaq vetëm 70 janë raportime të dorëzuara nga kompanitë.

Kompanitë e sigurimeve presin që numri i këtyre raportimeve të dëmeve të rritet.

Comments