Agjenti i Munir e pranon se klienti i tij mund të largohet nga Barcelona

345

barca

Munir El Haddadi mund të largohet nga Barcelona para përfundimi të afatit kalimtar veror.

Agjenti i Munir, Francesc Valdivieso ka thënë se edhe pse Munir dëshiron të qëndrojë në Barcelonë për luftuar për një vend, ai megjithatë është i hapur për t’i konsideruar ofertat nga klubet tjera nëse Barcelona blen ndonjë sulmues të ri, raporton Goal, përcjell Express.

“Mendimi i Munir nuk ka ndryshuar: ai dëshiron të qëndrojë në Barcelona. Ai do të pranonte të largohej në huazim, por ai ndjehet se mund ta mposhtë konkurrencën, prandaj edhe mendon të qëndrojë për t’i treguar Barces së ai është zgjidhja më e mirë,” tha Valdivieso.

Comments