4 ditë në anije për në Kanada, arrestohen 6 shqiptarë në Brazil

672
fresco

midle
banda

Policia braziliane ka arrestuar 6 shqiptarë, të cilët kishin një ëndërr të vetme, të arrinin Kanadanë. Ata ishin nisur nga Franca dhe për më shumë se 4 ditë kanë qëndruar në një kontenier.

Shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si Ledion Taka 37-vjeç, Permet Behluli 25-vjeç, Shaqir Serjani 28-vjeç, Adnandi Feka 34-vjeç, Rezart Kruja 27-vjeç dhe Erin Fekollari 26-vjeç.

Sipas autoriteteve braziliane, 6 shqiptarët ishin fshehur në kontenierët e një anije të nisur nga Franca në datë 23 shtator, por u zbuluan në portin e “Suape” në Ipojuca në 27 shtator, pas udhëtimit 4 ditë.

Sipas mediave braziliane, bazuar në informacionet nga policia e emigracionit, shqiptarët janë zbuluar në momentin që po tentonin për të gjetur ushqim në kuzhinën e anijes.

Comments