40 policë nga Kosova udhëtojnë drejt Tiranës, monitorojnë finalen e Conference League

90

Zyrtarë policorë nga Kosova kanë udhëtuar sot drejt Shqipërisë, e të njëjtit do të monitorojnë finalen e “Conference League” mes Romës dhe Feynenoord, e cila do të luhet në Tiranë.

Të paktën 40 policë nga Kosova do të shkojnë në Tiranë për t’i dalë në ndihmë policëve shqiptarë.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgojë disa zyrtarë policorë në Tiranë”, deklaroi ai.

Moebel THEMA

Duhet përkujtuar se finalja e parë e një kompeticioni të tillë evropian, si dhe për herë të parë zhvillohet në Shqipëri, një finale kjo e përmasave të tilla evropiane.

Ndryshe mbrëmë në rrugët e Tiranës pati shumë huliganizëm, e ku mbetën të lënduar shumë persona.

2 mijë e 800 efektivë të policisë shqiptare janë angazhuar në teren, në mënyrë që të garantojnë rendin dhe sigurinë për këtë kompeticion të rëndësishëm të Evropës.

Policia shqiptare ka informacione se nga çdo skuadër do të jenë 400-500 tifozë./Lajmi.net/

Comments