A po nënçmohen myslimanët në disa shtete të Evropës të shndëruar në islamofobë ?!
Urim SALIHU
Dallimet kulturore dhe ato fetare po bëhen gjithnjë e më të thella.Te disa vende që mbase nuk e pranojnë haptazi, por shihet se është shtuar islamofobia ndërsa te disa të tjera ka një tolerantë në këtë drejtim transmeton Faktiditor.Ndryshimi te disa vende është bërë me qëllim që të inkurajojë diversitetin fetar në vend dhe të ulë paragjykimin , por te disa shtete kjo nuk ndodhë.Jo vetëm në vendet ku liria dhe demokracia është e brishtë , por së fundmi është edhe një fenomen që ndodhë tek vendet që pretendojnë se kanë një zhvillim dhe civilizim shumë më të hershëm.Janë këto disa nga vendet evropiane por që ligjet dhe rregullat duken se i kanë krejtësisht të ndryshme.Tjetër shembull është edhe Kanadaja që shquhet për tolerancë fetare dhe kulturore.Por kjo nuk është më e rëndësishme se shfaqja e islamofobisë në disa shtete kur në parim dihet se cdo gjë e ndaluar i ka kostot e veta dhe nuk lejon zhvillimin e të gjithë komuniteteve njësoj dhe i bën dallimet akoma më të mëdha si ato fetare poashtu edhe ata të kombeve dhe racave të ndryshme që jetojnë brenda një bashkësie.
Gratë myslimane urdhërohen nga policia franceze që në plazhet e Nicës të ç’veshin mbulesën
Shembulli tipik i kësaj janë kontrollet që i kishim së fundmi në Francë ku në epiqendër janë gratë myslimane që gjobiten dhe kanë kontrolle shumë të rrepta.
Policia e armatosur franceze urdhëron gratë muslimane në plazhet e Nices të zhveshin mbulesën dhe i gjobitë ata
Para disa ditë legjislativi francez ka votuar ligjin për ndalesën e burkës dhe shamisë nëpër plazhet e Francës. Gjatë ditës së djeshme ky vendim është parë tek zbatohet nëpër plazhet e Kanës dhe Nices ku disa policë të armatosur kanë urdhëruar një nënë 34 vjeçare që ishte me familjen e saj në plazhin e Kanës të hiqte mbulesën e saj, jo vetëm ajo por policia gjithashtu përdori gaz djegës dhe dhunë për të detyruar gruan muslimane të hiqte mbulesën e saj pasi ajo kundërshtoi këtë urdhër të policëve ku në mes të tjerash ajo i quajti ata racist dhe këtë qëndrim të policëve dhe shtetit francez e cilësoi si mënyrë për të nënçmuar atë dhe femrat tjera muslimane para familjarëve,fëmijëve dhe kolegëve të tyre. Një rast i ngajshëm është regjistruar në plazhet e Nices ku një grua më në moshë e cila ishte duke fjetur në plazhet e këtij qyteti u detyrua të heq mbulesën e saj si dhe këmishën e gjatë të veshur për të mbuluar trupin e saj ashtu si është urdhëruar nga Zoti i madhëruar. Përveç detyrimit të zhveshjes policia gjithashtu shkruan edhe gjoba deri në 38 euro.
POLICIA SKOCEZE APROVON HIXHABIN
E njëjta gjë nuk ndodhë në një vend tjetër po evropian si për shembull Skocia
Policia skoceze aprovon hixhabin si uniformë policore me qëllim të lejojë që më shumë femra muslimane ti bashkohen forcave të rendit
Policia skoceze ka lajmëruar se hixhabi (mbulesa e kokës për femra) do jetë pjesë e uniformës zyrtare policore me qëllim që të ju mundësohet edhe femrave muslimane të ju bashkohen forcave të rendit dhe këto dallime i shofin si përparësi për të mirën e sigurisë së vendit.
Forcat e rendit besojnë se ky hap do i inkurajonte femrat e komunitetit musliman, të cilat më parë nuk e kanë konsideruar këtë profesion si opsion për të krijuar karrierë profesionale ta rimendojnë dhe ta fusin edhe këtë opsion në listën e tyre. Në të kaluarën policet muslimane në Skoci janë lejuar të mbajnë mbulesën e tyre por pasi kërkesa e tyre është aprovuar nga zyrtarët më të lartë.
Ky lajmërim është mirëpritur nga Asociacion Skocez për Policët Musliman. grup i cili synon të ndërtoje lidhje ndërmjet komuniteteve muslimane në vend dhe policisë.
Fahad Bashir, zyrtar i kësaj organizate ka thënë: “Kjo është një hap shum pozitiv dhe jam i lumtur që Policia skoceze është duke ndërmarrë hapa produktiv në mënyrë që të forcat e rendit të jenë më gjithëpërfshirëse dhe të krijohet një komunitet i shumëllojshëm ku do të përfaqësojnë të gjithë komunitetet dhe bashkësitë që jetojnë në Skoci.
Kanada- Gratë që shërbejnë në Policinë Kalorësiake Mbretërore së fundmi mund të veshin shaminë
Në vijë të kësaj është edhe Kanadaja vendi model .Në informacionet e fundit tregohet se pikërisht në këtë vend pra në Kanada, gratë myslimane që shërbejnë në Policinë Kalorësiake Mbretërore së fundmi mund të veshin shaminë së bashku me uniformen e punës,gjatë ushtrimit të detyrës.
“Ndryshimi është bërë me qëllim që të inkurajojë diversitetin fetar në vend dhe të ulë paragjykimin”, kanë deklaruar zyrtarë të qeverisë për “The Independent”.
Mesa duket Kanadaja ka marrë një qëndrim kundër islamofobisë dhe e ka vendosur veten larg shteteve që synojnë të cënojnë mënyrën e veshjes së myslimanëve.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, të martën hodhi poshtë nocionin e vendit për të imponuar ndalimin e ‘burkinit’.
“Në Kanada, ne flasim për pranim, miqësi, mirëkuptim? Ky është rrethi ku ne jemi duke shkuar dhe ne i nderojmë komunitetet tona të ndryshme dhe të pasura “, ka thënë ai për “AFP”, agjencinë franceze të lajmeve.