Vjeshta e këtij viti ka spikatur për një larmi modelesh, ngjyrash dhe stilesh street style, të cilat janë frymëzuar prej shumë personazheve të njohur të botës së modës.

Stina e ftohtë tashmë është shumë afër dhe dalëngadalë ngjyrat fillojnë të mbyllen. Megjithatë, një prej tendenceva që ka filluar të jetë shumë e pranishme këtë vjeshtë është bluja e errët me vija. Tonet e blusë së thellë, që shkon deri në të zezë me vija të bardha, mund t’i ndeshësh në ҫdo veshje, funde, xhaketa, fustane, bluza etj. Që nga fillimi i javës e deri në fundjavë, për ҫdo ditë mund të gjesh nga një veshje të veҫantë me vija.

Shiko disa propozime dhe stile që propozojnë vijat, kostume, pantallona, xhaketa, bluza etj., për t’u ndier e freskët, por edhe në stil në të njëjtën kohë. Këto propozime janë një influencë e parezistueshme.

Kështu vishen ato që quhen cool girl, chic me fund asimetrik me vija, me një pulovër të futur përgjysmë në bel dhe ҫizme të gjata.

High style me një fustan me vija dhe një xhaketë me kopsa dyfishe. Për më shumë stil, edhe një palë ҫizme të gjata.

Chic me bluzë marinari. Kombinimi i duhur është një minifund dhe një xhaketë e gjatë me kopsa.

Një veshje më e sofistikuar, pantallona të ngushta, bluzë me vija dhe një pallto të gjatë.

Fundjavë – sportive. Variant i ri i një kostumi sportiv me atlete casual.

 

 

Galeri fotografike