50 euro vlen jeta e banorëve të Hasanbegut

356
fresco

13095911_10154786229909348_4504956497971949121_n-1-300x300

midle

Urim SALIHU
Më mirë mos e ndiqja një kronikë televizive sepse u ndjeva i tërbuar nga nervoza.Kur sheh më pas premtimet për jetën e mrekullisë që bëhen nga politikanët nuk e beson më se një familjeje shteti do t’i jep 50 euro dëmshpërblim nga tragjedia më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë.Janë mbi 20 viktima dhe një vajzë e vogël që nuk u gjet kurrë.Janë shumë njerëz të trishtuar që jetojnë me kujtimet e trishta të 6 gushtit.Jetojnë secilën ditë me mungesën e njerëzve të shtrenjtë që i humbën .Dhe në fund në vend që të marrin pak shpresë dhe mbijetesë nga institucionet, atyre iu dhanë 50 euro për t’i poshtëruar deri në atë pikë sa nuk e imagjinon dot.Ishte kjo familja e Abdulla Ademit nga Hasanbegu.Por sa personazhë ka si Ademi që kanë rrëfime të njëjta, kjo është një tjetër histori makthi.Aty e sheh dallimin, diskriminimin, përbuzjen e thellë institucionale.Aty e sheh selektimin që arrin deri në rracizëm.Aty e sheh se qeniet njerëzore në këtë shtet konsiderohen numra.S’ka rëndësi si duket asgjë.Jeta atje vlen kaq pak.Aty e sheh ndarjen e thellë që u bëhet njerëzve të gjorë që vetëm ata e dijnë si do ta kalojnë këtë dimër rëndese .Vetëm ata e dijnë se beteja me të ftohtin, ekzistencën, do jetë sfida më e madhe e jetës së tyre.

Vetëm 50 euro.Kjo është e gjitha.Nuk ka lidhje se si do t’i rregullojnë shtëpitë e rrënuara .Nuk ka lidhje me cfarë do ushqehen.Nuk ka lidhje edhe nëse vdesin urie.Nuk ka lidhje edhe nëse ndjehen të poshtëruar nga ky dëmshpërblim që është një tallje me t’a.Ademi dhe shumë të tjerë si ai kanë njerëz për të ushqyer.Kanë shtëpi të rrënuara, kanë nevojë për jetë.50 euro është një nëncmim i thellë , përçmues dhe ka peshën e një goditjeje me paramendim.Me 50 euro dëmshpërblim krijon tragjedinë e dytë për Hasanbegun, por kësaj rradhe në kulmin e acarit të madh.

Comments