50-vjeçari afgan shok me një shqiptare, i përdhunon vajzën 10 vjeçe

320
fresco

50-vjeçari afgan shok me një shqiptare, i përdhunon vajzën 10 vjeçe

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në një familje shqiptare që jeton në Athinë. Një vajzë e vogël 10-vjeçare ka rënë pre e abuzimit seksual nga një 50-vjeçar me origjinë nga Afganistani.

Sipas mediave greke, raportohet se afgani kishte shoqëri dhe njohje me mamanë 40-vjeçare të vajzës shqiptare. Ajo kishte besim tek ai dhe shpesh i linte 3 vajzat e saj në shtëpi nën shoqërinë e 50-vjeçarit, kur shkonte në punë. Por, nuk ishte në dijeni të orekseve të tij të sëmura seksuale.

Ngjarja e rëndë ndodhi një prej ditëve kur 40-vjeçarja ishte në punë dhe pedofili qëndronte në shtëpi së bashku me 3 vajzat e saj.  10-vjeçarja prej disa kohësh nuk tregonte se çfarë kishte ndodhur, deri sa një ditë i rrëfeu mamasë së saj tmerrin e përjetuar.

50-vjeçari nga Afganistani mohoi që të kishte kryer aktin e rëndë, ndërsa e ëma e së miturës fillimisht u tremb dhe nuk bëri denoncim në polici. Një muaj më pas, ajo vendosi të kallëzonte autorin, i cili u arrestua. Nga hetimet, rezultoi se shtetasi afgan kishte ngacmuar edhe vajza të tjera minorene. /SYRI.net/

Comments