5000 FAMILJE PËSUAN NGA VËRSHIMET, JASHARI: DËMET DO TË MBULOHEN NGA SHTETI
Sekretari shtetëror pranë Ministrisë së Bujqësisë, Besir Jashari, bëri me dije se nga vërshimet pësuan rreth 5.000 familje nga 12 vendbanime. Ai thotë se dëmet e shkaktuara do të mbulohen nga shteti pasi që komisioni të vlerësojë të njëjtat, mirëpo për fat të keq, njerëzit që humbën jetën nuk mund të kthehen.
Jashari thekson se shkaku për vërshime nuk duhet t’i lihet kanalit që përshkon rrugën nga Gazi baba në Haraqinë, pasi që po i njëjti pastrohet vazhdimisht. Mirëpo, siç thotë ai, katastrofa kishte të bëjë me të reshura të mëdha që nuk mund të parandalohen, ndërsa tregon se vetëm nga Ministria e bujqësisë në teren janë dërguar 7 ekipe të cilat vazhdimisht janë në shërbim të të prekurve nga katastrofa.