137
fresco

Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në zbatim të masës detyrim paraqitje të caktuar nga gjykata.

Kryemadhi duhet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, çdo të hënë të parë të muajit, në orën 12:00.

Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë u arrestua në tetor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK-ut për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

E hetuar dhe e marrë e panduhur për të njëjtat akuza është edhe Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e Ilir Metës.

Comments