Ngjarje tragjike në Divjakë, babë e bijë i merr uji, humb jetën 40-vjeçari

508

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në plazhin e Divjakës, ku një person ka humbur jetën, ndërsa fatmirësisht vajza e tij e mitur ka shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur “ura me dërrasa”.

40 vjeçari, banues në Krutje dhe vajza e tij e mitur 7 vjeçe, po laheshin, kur i ka marre rrjedha e ujit. Ishin pushuesit e zonës, ata te cilët i dhanë ndihmën e pare, duke shpëtuar vetëm fëmijën.

Ndërkohë një trup i pajete u gjet në breg te detit pranë zonës së Nartës. Sipas policisë, viktima, ende e paidentifikuar, u gjet nga pushuesit e zonës. Dyshohet se personi, rreth moshës 45 vjeç, ka pësuar infarkt, gjatë kohës që po pushonte.

Comments