57.5 % e anëtarëve të PD votuan sot, Piciri: Nuk është shifër reale, fushata ishte si ndeshje miqësore

430
fresco

Partia Demokratike ka bërë publike shifrat e pjësmarrësve në votimet për kryetarin e ri. Sipas PD-së në total, në të 12 qarqet e vendit, votuan 59.766 anëtarë, nga 103.952 anëtarë ose 57.5% e anëtarësisë.

Por për kandidatin për deputet dhe kandidatin për kryetar të PD-së që e përjashtoi kryesia, Erion Piciri i ftuar në emisionin ‘FAKT’ të gazetarit Çim Peka në SYRI.net kjo shifër nuk është reale, pasi sipas tij vetë fushata ishte shumë e dobët dhe jo luftarake.

Sipas Picirit, vetëm një fushatë luftarake mund të nxjerrë anëtarët për të votuar.

“Nuk është shifër reale. Kjo fushatë ishte si një ndeshje miqësore. Një fushatë që ecën me një linjë të tillë nuk i çon njerëzit në votime.

Njerëzit dalin për të votuar kur bëhet një fushatë luftarake. Pas humbjes në zgjedhje është vështirë që një kandidat i dobët ti çojë njerëzit në votime, për kryetarin e partisë dhe jo mnë për të fituar zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Erion Piciri në studion e SYRI.net.

Comments