Sonte në orën 03:00, akrepat do të kthehen një orë prapa (nga 03:00 në 02:00).

227

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për fillimin dhe përfundimin e orës verore për vitin 2026, i publikuar në “Gazetën Zyrtare” më 19 mars 2026.

Sipas këtij vendimi, ora verore do të fillojë më 29 mars 2026 në orën 02:00, kur akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara (nga 02:00 në 03:00).

Ora verore do të përfundojë më 25 tetor 2026 në orën 03:00, kur akrepat do të kthehen një orë prapa (nga 03:00 në 02:00).

Në njoftim theksohet se ky vendim është në përputhje me praktikën e përvitshme për rregullimin e llogaritjes së kohës dhe me përpjekjet për harmonizim me rregulloret evropiane në këtë fushë.

Llogaritja dimërore e kohës fillon çdo fundjavë të fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit pasues, kur rifillon ora verore.

Ndryshimi sezonal i kohës zbatohet në shumicën e vendeve evropiane, përveç Islandës, Rusisë dhe Bjellorusisë. Megjithëse Parlamenti Evropian në vitin 2019 votoi për heqjen e këtij ndryshimi nga viti 2021, ende nuk ka një vendim përfundimtar nga Këshilli i BE-së.

Përveç Evropës, ora sezonale ndryshohet edhe në disa vende të Amerikës Veriore dhe Qendrore, ndërsa nuk aplikohet në vende si Japonia, Kina, Koreja e Jugut dhe në shumicën e vendeve të Afrikës.faktiditor.info

Comments