Nëse ka një votë kundër më shumë në referendum, Qeveria do thotë “kjo punë nuk kalon”. Nëse shumica thotë “po”, bile edhe të mos ketë cenzus, kjo do merret parasysh, por procedura do të kthehet në Kuvend.
Vetëm disa orë pas deklaratës së shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistën për Telma porositi “no pasaran”.
“Ligji është i qartë. Mbi 900 mijë votues të cilët duhet të dalin dhe më së paku gjysma të votojnë ‘për’ marrëveshjen, dhe kjo sipas ligjit paraqet referendum të suksesshëm. Nëse dalin më pak, kjo nënkupton se kjo marrëveshje nuk ka kaluar”, ka thënë Mickoski, njofton Nezavisen Vesnik.
Diplomatët e huaj në vend këtyre ditëve jo zyrtarisht paralajmëruan se nëse në referendum sigurohen 600 mijë vota “për” do të jetë mjaftueshëm për bashkësinë ndërkombëtare që ta konsideron legjitim dhe të suksesshëm dhe të pranojë rezultatin si mbështetje të marrëveshjes së Prespës.
Në drejtim të legjitimitetit të referendumit, gazetari Atanas Kirovski thotë se çështja kryesore është se sa vota do të ketë “për” në referendum. Pastaj thirret në faktin se VMRO-DPMNE, 11 vite ka sunduar me vota prej 330 mijë deri në 480 mijë kur fituan zgjedhjet parlamentare në 2008. Rekordin mban LSDM e cila fitoi 497 mijë vota në zgjedhjet e vitit 2002, transmeton MEDIAL.
“Nëse ka mbi 600 mijë vota ‘për’, nuk ka dilemë se marrëveshjen e përkrah shumica dhe ka legjitimitet”, shkruan Kirovski, por shton se nëse nuk dalin mbi 900 mijë votat e nevojshme, opozita ka të drejtë të thotë se referendumi është i pasuksesshëm. Nëse ka nën 530 mijë vota “për”, atëherë marrëveshja sipas tij ka legjitimitet të dyshimtë.
Nga ana tjetër, profesoresha dhe kryetare e Komisionit për sistem politik në VMRO-DPMNE, Tanja Karakamisheva paralajmëron “festivale” të reja në Kuvend gjatë mungesës së cenzusit.
“Referendumi nuk do të ketë sukses. Si mendojnë të shtyjnë ndryshimet kushtetuese? Si mendon pushteti të bëjë shitjen e deputetëve të opozitës kundrejt popullit të gjallë dhe shëndosh”, ka shkruar Karakamisheva.
/MEDIAL/