600 policë të rinj, mes tyre 160 shqiptarë, Spasovski dhe Çavkov kontradikta për besimin ndaj MPB-së (VIDEO)

248
fresco

midle
4

Duke i uruar policët e rinj të pranuar, ministri i brendshëm, Oliver Spasovski tha se me këtë konkurs MPB është kujdesur për përfaqësimin adekuat gjinor dhe etnik.  Ndërsa, zëvendësi i tij Agim Nuhiu konfirmon se nga 654 policët e rinj, 160 janë shqiptarë, apo 25 për qind nga numri i përgjithshëm i atyre që janë pranuar.

“Unë ndjej krenari, dhe konfirmoj se të gjithë kandidatët shqiptar të cilët u pranuan në këtë gjeneratë, të gjithë me sukses e kanë mbaruar kursin”, u shpreh Agim Nuhiu, zv/ministër i MPB .

Spasovski dhe Nuhiu theksojnë se MPB do të përkujdeset për përfaqësimin adekuat të shqiptarëve dhe bashkësive tjera etnike edhe në konkursin  që është në proces.

Ministri Spasovski gjithashtu konfirmoi se ka bërë 11 ndryshime në pozitat udhëheqëse në MPB, nga 15 ndërrimet e lejuara sipas Marrëveshjes politike. Por i pyetur nga TV21 se a është përkujdesur lidhur me përfaqësimin edhe në këtë poste, Spasovski me përgjigje:

“Nuk kam ndryshuar asnjë shqiptar në ndërrimet e fundit, do të thotë sa kanë qenë aq janë.”

Ata që i vendoset, a ka ndonjë shqiptar ?

“Nuk ka shqiptarë që është larguar nga pozita, nëse nuk ka shqiptarë të ndërruar nuk as shqiptarë të emëruar.”

Katër nga udhëheqësit e posteve të larta në MPB janë në pushim mjekësor, por Spasovski i bëri thirrje që të kthehen në punë, për shkak se nuk planifikon të bëjë ndërrime në ato pozita. Në fjalimin e tij ministri Spasovski nuk harroi të cekë se në anketat e fundit të “Iniciativës për udhëheqësi, zhvillim dhe integritet të Evropës juglindore”, sipas të cilës një numër i madh i popullatës beson se ka korrupsion në radhët e policisë. Të njëjtën anketë e ceku edhe drejtori i Drejtorisë për Siguri Publike Mitko Çavkov. Por ai nënvizoi të dhëna tjera. Sipas tij, një numër i madh i popullatës, besim më të madh kanë pikërisht tek policia. Sipas të dhënave të fundit nga MPB, në këtë ministri janë të punësuar rreth 11 000 persona kurse deri në vitin 2020, do të duhet të pensionohen 1150 policë.

Comments