7 cështjet që duhet të zgjidhë Ancelotti

420
fresco

Superkupa e Gjermanisë dhe Bundesliga, dy trofetë e fituar nga Carlo Ancelotti në sezonin e parë në krye të Bayernit nuk mjaftuan që italiani t’u shpëtonte kritikave. Javën e kaluar Die Welt në analizën e saj shkruante se me Ancelottin Bayerni kishte ndalur procecin e rritjes, ndërsa së fundmi Kicker rendit 7 cështjet më delikate të cilat 58-vjecari duhet t’i zgjidhë sa më shpejt për të mos vënë në rrezik sezonin e ri.

E para është cështja Lewandowski. Pak javë më parë sulmuesi polak u shpreh se ishtë zhgënjyer nga fakti se trajneri dhe futbollistët e Bayernit nuk e kishin ndihmuar të shpallej golashënuesi më i mirë i Bundesligës. Kjo deklaratë nuk është pritur mirë në dhomat e zhveshjes së Bayernit. Mbetet për t’u parë nëse Ancelotti do të ndërhyjë apo problemin do ta zgjidhë vetë Leëa me shokët e tij të skuadrës.

Mjaft delikatë është edhe situata e Frank Ribery. Francezit nuk i ka pëlqyer që Ancelotti e ka zëvendësuar në dica ndeshje të rëndësishme, si ndaj Realit të Madridit në Champions. Në vitin e 11-të të kampionët në fuqi të Bundesligës, pankina për Ribery mbetet e rëndë. Me një rival të fortë si Coman, 34-vjecari duhet t’i bëjë mirë llogaritë.

midle

Fundi i sezonit ishte i hidhur edhe për Jerome Boateng. Dëmtimet e shpeshta por edhe fakti që Ancelotti preferoi në qendër të mbrojtjes Humels dhe Javi Martinez në një ndeshje të rëndësishme sic ishte gjysmëfinalja e Kupës së Gjermanisë ndaj Bayernit e kanë lëkundur humorin e futbollistit të kombëtares Gjermane. Blerja e të riur Sule e ka rritur më shumë konkurrencën në mbrojtje, por nëse Jerome ruan qetësinë, askush nuk mund ta konkurrojë.

Duhet zgjidhur edhe cështja “Muller”. Në rreshtimin 4-3-3 nuk mund të jetë pjesë e formacionit, sepse nuk ka karakteristikat e Ryberisë dhe Robenit. Në ndërsa me 4-2-3-1, i preferuari është Thiago. Gjatë sezonit sa sapo u mbyll qëndroi në stol në pjesën më të madhe të ndeshjeve të rëndësishme. Nuk polemizoi pasi e kuptonte që nuk ishte në fomë, por vështirë se do të pranojë të jetë në hije edhe sezonin që vjen.

Nuk duhet nënvlerësuar lamtumira e Lahm dhe e Xabi Alonsos si nga ana tektike edhe për karizmëm e tyre në dhomat e zhveshjes. Ish kapiteni ishte lider i padiskutueshëm, ndërsa Alonsos nyja lidhte gjermanët me spanjollët. Askush përvec tij nuk kishte mundur t’i kërkonte llogari Vidalit, kur ishte e nevojshme. Atëherë lind pyetja: Cili do të jetë në gjendje të vërë rregull?

Ancelotti shpeshherë është kritikuar për sjelljen e butë me futbollistët. Ndoshta dikush ka përfituar, pasi janë shënuar disa vonesa të papranueshme gjatë seancave stërvitore. Ndoshta Carletto duhet të fillojë të ngrejë zërin.

Dhe në fund është radha e stilit të lojës. Me largimin e Xabi Alonsos, Bayerni ka humbur dirigjentin e orkestrës. Blerja e Tollisso mbulon disi këtë boshllëk, megjithatë dicka do të ndryshojë. Ritmi do të jetë më i lartë, ndoshta me humbjen disi të kontrollit të topit, por me vetikalizime më të shpejta. Pikërisht me këtë stil loje Bayerni i Heynkcens, ishte vrasës në kundërsulm në sezonin e triufmit të trefishtë.

Comments