Gjimnazi “7 Marsi” fillon javën kulturore .Program i veçantë për patronatin në Qendrën Kulturore

295
fresco

Fotografia e Miqerem Rizai

Një javë evenimente të ndryshme kulturore vitin e kaluar nuk kanë mbetur me kaq.Gjimnazi ” 7 Marsi” do të ketë një tjetër javë të tillë duke filluar nga dita e martë që shënon edhe patronatin e shkollës dhe festën e mësuesit .Drejtoresha Miqerem Rizai tha për Faktiditor se puna e bërë dhe zhvillimi i këtij institucioni brenda një periudhe të shkurtër e ndihmuar në shumë forma edhe nga ana e Komunës së Tetovës, ka rezultuar me shumë aktivitete arsimore, kulturore dhe zhvillime të ndryshme.Këtë javë janë paraparë sipas drejtoreshës së këtij institucioni evenimente të ndryshme që kanë përgatitur profesorët bashkë me nxënësit e kësaj qendre por të ndihmuar edhe nga njerëz profesionistë .Do ketë një dramë dhe një program që është përgatitur nga profesor Berat Dehari , në përgatitjen e së cilës kanë marrë pjesë edhe aktorë profesionistë nga Teatri i Tetovës përfshirë z.Refet Abazi dhe Petrit Neziri.Ata së bashku kanë bërë një punë të shkëlqyer duke nxitur një pjesë të nxënësve të këtij gjimnazi që të merren mbase në të ardhmen edhe me aktrim por duke përgatitur në të njëjtën kohë edhe një program të pasur.Ky eveniment do të mbahet në Qendrën Kulturore në Tetovë me mysafirë të shumtë të ftuar ekskluzivisht nga shkolla.Gjithashtu do të ketë edhe një ekspozitë nga ana e nxënësve të kësaj shkolle e përgatitur nga profesorët e artit figurativ.Por programi nuk do të përfundojë me kaq për shkak se do ketë edhe një program të pasur atistik me recitale, këngë dhe valle ku janë të përfshirë nxënësit më të mirë të gjimnazit .
Gjimnazi i Tetovës “7 Marsi” këtë vit sipas Miqerem Rizait ka qenë në fokusin e institucioneve më të larta arsimore.Marrë parasysh kushtet e mira dhe sukseset që i kanë paraprirë shkollës këtë vit ajo ka qenë nikoqire e thuajse të gjitha garave në lëndë të ndryshme përfshirë Matematikë, Fizikë, Biologji dhe së shpejti edhe në lëndën e Kimisë.
Ky rrugëtim për z.Rizai nuk ka qenë i lehtë.Ajo thotë se ka bërë një punë të përkushtuar dhe kjo ka dhënë frytet.” E kam marrë një gjimnaz në një gjendje të pashpresë dhe dëshpëruese.Nuk e kam ditur nëse do mund t’ia dalë mbanë.Nuk kishte thuajse as gjërat më elementare.Sot ndryshimi shihet jo sepse këtë e them unë, por mund të vini dhe të shihni fotografitë ose gjendjen se si ishte dhe dallimin t’a bëni me atë si duket tani” thotë drejtoresha Rizai.

Por kjo është një punë kolektive gjithësesi.Reformat cdoherë janë të vështira, cdo gjë do përkushtim dhe sakrificë, por do edhe disa gjëra ku nuk duhet bërë kompromis, me të vetmin qëllim që të ketë rezultate .
Sot ky institucion ka në përbërje një staf profesorësh ttë rinj por shumë të talentuar, të përkushtuar dhe që përshtaten me mënyrat e reja të mësimdhënies.
Rizai thotë se për të rritur vlerat duhet një përkushtim , sepse nuk mund të lejohet që cikli i mesëm të degradohet.Ajo thotë se është momenti i një rinisje, momenti i një gjenerate të vlerave .Kur të jenë arritur këto, është pak e rëndësishme se kush e drejton institucionin.Ajo thotë se ky funksion nuk është i lehtë.Do një relacion midis kolegialitetit dhe synimeve që ke për të arritur aty kur një ditë të përfundosh një mandat njerëzit të shohin punën se c’farë ke bërë .Kjo ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër.

Gjimnazi poashtu këtë fundjavë ka përfunduar me të gjitha punët rreth terrenit sportiv dhe ai është tashmë gati me terrenin dhe infrastruktura ka një ndryshim të madh.Komuna ka qenë një përkrahëse e madhe e shumë aktiviteteve të ndryshme me investimet e saj.Poashtu kryetarja Teuta Arifi ka qenë vetë e ka vizituar këtë qendër për t’u njohur së afërmi me të gjitha zhvillimet aty.
Shkolla tashmë ka kushte të mira përfshirë inventarin e ri, kabinetet moderne dhe pjesën e teknologjisë si dhe ndryshime të tjera.

Ky gjimnaz ka edhe uebfaqen e vet si dhe të martën sjellë edhe numrin e dytë të revistës ” 7 Marsi” me shumë materiale dhe rubrika të ndryshme .Një punë për këtë revistë ka bërë edhe profesoresha e gjuhës shqipe Linda Zejneli bashkë me një staf krijuesish të rinj dhe të talentuar si dhe në gazetë janë përfshirë edhe portrete nga vetë mësimdhënësit, rubrikat ” Yllësia” si dhe prezantime të tjera.

Fotografia e Miqerem Rizai

Miqerem Rizai: drejtoreshe e gjimnazit ” 7 Marsi”

” 7 Marsi” rrugët e vështira të themelimit dhe shndërrimi në një shkollë model në Tetovë

” 7 Marsi” nga asgjëja , në një qendër moderne .Miqerem Rizai, drejtoreshë e Gjimnazit “7 Marsi”nuk u zbraps dhe punoi parreshtur drejt një qëllimi që në fund dha frytet. Janë dy imazhet e një gjimnazi që në fillim nuk kishte asnjë shpresë se mund të bëhej.Kishte një revoltë te secili i punësuar , aq më shumë për shkakun se në mendjen e tyre kishte një pakënaqësi për shkak se nga një gjimnaz po lindte një tjetër.Shumë prej mësimdhënësve e kishin të vështirë të pranonin këtë fakt.Ndarja vërtetë favorizonte gjimnazin e vjetër sepse “7 Marsi” kishte shumë boshllëqe, mangësi të paimagjinueshme dhe dukej se çdo gjë po shkonte drejt shkatërrimit.Më pas vektori filloi të lëvizte në kahje tjetër.Më pas nisi një epokë e re e një institucioni.Ajo që kishte këtë peshë , me vete kishte poashtu edhe përgjegjësinë dhe pyetjen që ia parashtronte secilën ditë vetes: a do mund t’ia dal?! .Që t’a mposhte këtë dilemë nëse ky gjimnaz do kishte një rilindje , duhej që të jepeshin sinjale se kjo do ndodhte vërtetë .”7 Marsi” kishte vetëm emrin, ndërsa brenda kishte diçka që ziente secilën ditë.Drejtoresha Miqerem Rizai duhej të sfidonte çdo gjë duke nisur ditën e parë të punës në një zyrë që çdo gjë mund ti thuaje por jo zyrë drejtori.Mund t’a kërkonte me orë një ulëse, por edhe ajo mungonte.Kabinetet ishin vetëm në imagjinatë.Brenda shkollës ishin vetëm muret e reja të një shkolle të ndërtuar para pak vitesh, por të tjerat mungonin .Kishte aq shumë mungesa sa nuk dihej se ku duhej filluar. Ishte si puna e një skulpture që për ti dhënë formën duhej edhe kujdesi sepse një goditje më e fuqishme prishte gjithë atë sakrificë, prishte atë që duhej ndërtuar.Ajo mori një institucion të drejtonte , një të tillë që kishte vetëm emrin dhe duhej dhënë formën, kushtet, imazhin.Kjo ishte një luftë me kohën sepse në të kundërtën dëshpërimi do rritej dhe ndoshta çmimi i një institucioni mund të paguhej shtrenjtë.E para të shuhej dhe e dyta t’i hiqej ndonjë paralele që do ta pësonin të punësuarit.Kjo nuk ndodhi kurrë sepse ditët e shpresës lindën.Po t’i krakasosh fotografitë si ishte dhe si është do të dukej se është një fotoshop, por sytë nuk mund të të gënjejnë.Sot çdo gjë funksionon si një orë perfekte. Kabinetet e informatikës, dërrasat e reja, pajisje të tjera teknike për një mësimdhënie moderne, banka dhe karrike poashtu te reja, videoprojektorë, një zyrë profesorësh e rregulluar tejmase, mjete për lëndët e Biologjisë,Kimisë dhe Gjeografisë.Provimet eksterne që zhvillohen aty dhe nuk kanë më nevojë nxënësit të bredhin gjithandej nëpër shkolla tjera.Ky gjimnaz tashmë po reflekton dhe përkushtimi aty jep shpresë se ditët akoma më shpresëdhënëse janë përpara tashmë./Faktiditor.ch./

Nesfije Demiri -zevendesdrejtore e gjimnazit ” 7 Marsi”

Berat Dehari dhe Besmir Tairi

 

Redona Izairi-koordinatore e garave ne Fizike

 

 

Fotografia e Miqerem Rizai

Revista e shkolles

 

Fotografia e Miqerem Rizai

Fotografia e Miqerem RizaiFotografia e Miqerem RizaiFotografia e Miqerem Rizai

Disa nga punimet e ekspozites  te nxenesve te gjimnazit 7 Marsi ….e ndihmuar nga prof Besmir  Tairi

Fotografia e Miqerem RizaiFotografia e Miqerem Rizai

 

Fotografia e Miqerem Rizai

Lulzim Ismaili kampion i boksit dhe anetar i Reprezentacionit te Maqedonise.Shpresa e madhe e boksit ne vend .Nxenes i gjimnazit “7 Marsi”

Fotografia e Miqerem Rizai

Vigan Xhabiri nxenes i ketij gjimnazi dhe kampion ne karate

Comments