Adoleshentët qeshin dhe filmojnë mikun e tyre, teksa ai po vdiste pas konsumimit të drogës (VIDEO)

309
fresco

Një video shokuese po qarkullon në internet, ku një grup të rinjsh nuk mund të ndaleshin duke qeshur derisa filmonin mikun e tij duke dhënë shpirt pas konsumimit të një lënde narkotike.

Adoleshentët dëgjohen duke qeshur derisa filmojnë mikun, i cili është identifikuar si Mikhail Lukoyanov 17-vjeç i cili po qëndronte i shtrirë pa vetëdije në tokë, transmeton Telegrafi.

Madje në një moment njëri prej tyre tallet duke thënë se ai po vdes, por në fakt ai ishte në momentet e fundit të jetës.

Sipas medieve ruse, policia është duke hetuar shkakun e vdekjes së nxënësit 17-vjeç në qytetin Volosovo në pjesën veriperëndimore në Rusi.

Miqtë e adoleshentit kanë deklaruar në polici se ai po ndihej i sëmurë, pasi kishte thithur një lloj lënde narkotike e cila pas disa minutave ia mori jetën.

Në video një vajzë dëgjohet duke thënë: “Çfarë është kjo? A mund të vdesësh diku tjetër e jo në bllokun e ndërtesave të lagjes time”.

Ndërkaq një tjetër thotë “më shkatërroi xhaketën”, derisa të ndjerit i dilte gjak nga goja. Por, në një moment adoleshenti nuk merr më frymë dhe aty e kuptojnë se ai ka vdekur.

Comments