80 mijë € për një vendim gjyqësor, dënohet me 4 vite burg gjyqtari i Sarandës

444
fresco

80 mijë € për një vendim gjyqësor, dënohet me 4 vite burg gjyqtari i Sarandës

midle

Katër vite e 6 muaj burg është dënimi që ka dhënë sot Gjykata e Krimeve të Rënda për gjyqtarin e Sarandës Rasim Doda, i cili ka kërkuar 80 mijë Euro në këmbim të një vendim gjyqësor midis dy palëve në një proces civil pronësie në Sarandë.

Gjithashtu, gjykata ka vendosur ti heqë atij për 3 vite të drejtën e ushtrimit të profesionit të gjyqtarit.

Gjyqtari Doda kundërshtoi këtë vendim të Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda dhe tha se do ta apelojë. Ai i qëndron versionit të tij të mëparshëm se i kanë ngritur kurth dhe është i pafajshëm. /SYRI.net/

Comments