800 euro dënim për shkupjanin që e mbyti qenin me sëpatë në kafene se lehte shumë (Foto/Dokument)

266

Shkupjani që më 29 prill të këtij viti e mbyti qenin me sëpatë pasi lehte shumë, është dënuar nga Agjencia për ushqim dhe veterinari.

Bëhet fjalë për personin S.H nga Shkupi i cili e mbyti qenin me emër Idriz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve ”Anima Mundi” këtë akt e ka quajtur barbar dhe personin në fjalë e ka cilësuar si ”monstër”.

Dënimi është paguar nga personi që me gjakftohtësi e bëri këtë gjest para një grup njerëzish të ulur në kafene në lagjen më të frekuentar të Shkupit- Debar Mallo. /Telegrafi/

Comments