Formacioni fantastik i Baselit në rast se nuk do t’i shiste lojtarët më të mirë (Foto)

748

Formacioni fantastik i Baselit në rast se nuk do t’i shiste lojtarët më të mirë (Foto)

Shumë nga ne jemi të tërhequr nga top pesë ligat e mëdha evropiane dhe kështu nuk jemi të informuar plotësisht me klubet e Superligës zvicerane (Swiss Super League).

Kur flasim për këtë ligë, atëherë klubi i parë që na vjen në mend është Baseli. Ata kanë fituar titullin e ligës në shtatë vitet e fundit dhe që kur liga zvicerane ndyshoi formatin në vitin 2003, ata kanë fituar titullin 10 herë, ndërsa Grasshopper vetëm tre herë.

Baseli gjithashtu është pjesë marrës i rregull në garat evropiane edhe pse sukseset e mëdha ende nuk kanë ardhur.

E gjitha kjo pasi klubi zviceran është një nga ato klubet që krijon lojtarë kualitativ dhe pastaj i shet te klubet e mëdha evropiane.

Baseli i disa viteve më parë, pjesë e kësaj skuadre ishte edhe dyshja Xhaka-Shaqiri.

Baseli i disa viteve më parë, pjesë e kësaj skuadre ishte edhe dyshja Xhaka-Shaqiri.

Në vitet e fundit nga klubi zviceran janë furnizuar shumë klube nga e gjitha Evropa, por a keni menduar se si do të dukej Baseli në rast se nuk do të shiste lojtarët më të mirë në vitet e fundit? Më poshtë keni formacionin dhe bankën rezervë që do e ëndërronte çdo tifoz i klubit zviceran.

Portier: Yann Sommer

U transferua nga: Akademia e Baselit

Klubi aktual: Borussia Monchengladbach 

Shtetësia: Zviceran

Mbrojtës i djathtë: Marek Suchy

U transferua nga: Spartak Moscow

Klubi aktual: FC Basel

Shtetësia: Çek

Qendër mbrojtës: Aleksandar Dragovic

U transferua nga: Austria Wien

Klubi aktual: Dynamo Kiev

Shtetësia: Austriak

Qendër mbrojtës: Fabian Schar

U transferua nga: FC Wil 1900

Klubi aktual: Hoffenheim

Shtetësia: Zviceran

Mbrojtës i majtë: Behrang Safari

U transferua nga: Anderlecht

Klubi aktual: Malmo FF

Shtetësia: Suedez

Mbrojtës qendror: Mohamed Elneny

U transferua nga: El Mokawloon

Klubi aktual: Arsenal

Shtetësia: Egjiptian

Mbrojtës qendror: Granit Xhaka

U transferua nga: Akademia e Baselit

Klubi aktual: Arsenal

Shtetësia: Zviceran

Mesfushor qendror: Ivan Rakitic

U transferua nga: Akademia e Baselit

Klubi aktual: Barcelona

Shtetësia: Kroat

Sulmues i djathtë: Xherdan Shaqiri

U transferua nga: Akademia e Baselit

Klubi aktual: Stoke City

Shtetësia: Zviceran

Sulmues i majtë: Mohamed Salah

U transferua nga: El Mokawloon

Klubi aktual: Roma

Shtetësia: Egjiptian

Sulmues: Breel Embolo

U transferua nga: Akademia e Baselit

Klubi aktual: Schalke 04

Shtetësia: Zviceran

Banka rezervë: Tomas Vaclik (Basel), Taulant Xhaka (Basel), Michael Lang (Basel), Marcelo Diaz (Hamburg), Fabian Frei (Mainz), Derlis Gonzalez (Dynamo Kiev), Valentin Stocker (Hertha Berlin), Felipe Caicedo (Espanyol).

Comments