A dëshmon kjo se Saddam Hussein është gjallë?

252

A dëshmon kjo se Saddam Hussein është gjallë?

Moebel THEMA

Bota e di se diktatori i Irakut Saddam Hussein ka kohë që ka vdekur dhe është varrosur, por dikush po tenton që këtë ta hedhë në dyshim.

Pretendohet se ish-presidenti i Irakut është rikthyer. Ai besohet se është duke u fshehur dhe duke planifikuar që sërish të kthehet në krye të shtetit.

Kjo thuhet sipas gazetarit egjiptian Anis Aldeghidy, i cili i ka bërë këto pretendime të çuditshme në librin e tij të quajtur “Sadami nuk është ekzekutuar”, transmeton Gazeta Express.

Ish-presidenti irakian ishte varur me litar më 2006 për kryerjen e krimeve ndaj njerëzimit. Pavarësisht imazheve shokuese që ishin lëshuar nga ekzekutimi i tij publik, Anis ende nuk beson se ai ishte Sadami.

Reporteri ka kohë që ka folur për mendimet e tij rreth ekzekutimit të tij, duke pretenduar se ai nuk është ekzekutuar dhe se është në kontakt me të dhe se e ka takuar atë dy herë dhe ka diskutuar me të për rikthimin në pushtet.

Për t’i dëshmuar pretendimet e tij të çuditshme, ai kishte publikuar disa video që ishin incizime të bisedave të tij me të në telefon. Në videon më të fundit, Saddam kërcënon se do të dërgojë ushtarë në Siri për ta ndëshkuar Presidentin Bashar Al Assad për atë çfarë i ka bërë vendit.

Një tjetër bloger dhe teoricien konspirativ Wisam Khalid Mohammed është i bindur se ka diçka në pretendimet e tij. Mohammed u rrit në Uashington me familjen e tij, ku babai i tij ishte një diplomat në ambasadën e Irakut. Ai thotë se kishte filluar të vërente se çdo herë që Saddam Hussein paraqitej në TV dukej ‘ndryshe’.

Kështu ai beson se është i bindur se ‘Sadami i vërtetë’ nuk ishte ekzekutuar një dekadë më parë. Ai shkroi: “Jam shumë i bindur se CIA, Mosadi dhe agjencitë e inteligjencës në botë janë duke jetuar në një histeri absolute. Duke qenë i gjallë Saddam Hussein është një kërcënim për ta më shumë se kërcënimi nga sulmet nukleare për shkak të faktit se e dinë se çfarë është në gjendje mendja e tij të bëjë, për shkak të numrit të madh të ndjekësve të tij jo vetëm në Lindjen e Mesme por edhe në mbarë botën”.

Comments