Conte: Nuk jam aq i mirë

350
fresco

Menaxheri i Chelseas, Antonio Conte, pranon se “është pak i keq” kur vjen puna që ta bindë bordin e klubit për të nënshkruar me futbollistë të rinj.

Kampioni në fuqi i Premier League, ka dështuar që të sjell në Stamford Bridge ndonjë futbollist të madh në afatin e janarit, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Dhe, 48 vjecari ka thënë se atij i duhet të jetë më bindës në këtë aspekt.

“Më duhet që të flasë më shumë me menaxherët, të cilët janë shumë, shumë të mirë në bindjen e klubeve që të shpenzojnë më shumë para për top lojtarë”.

“Mendoj se jam jo aq i mirë për ta bindur klubin që të blejë futbollistë. Mendoj se në këtë drejtim mund të përmirësohem”.

“Më duhet të mësoj nga trajnerët tjerë, menaxherët tjerë, në këtë asket”.

Comments