Murati: Prishtina e Tirana të jenë krah i politikës shqiptare në Maqedoni

351
fresco

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se Prishtina dhe Tirana zyrtare duhet të jenë krah i Maqedonisë, që shqiptarët të shndërrohen në popull shtetformues atje.

Ky koment i tij vjen pasi u miratua ligji për gjuhët që avancon statusin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Megjithatë, sipas Muratit, prapë gjuha shqipe s’është barazuar me atë maqedonase.

“Është një lajm i mirë miratimi i ligjit që avancon statusin e gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë. Andaj urime të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar ai në Facebook.

“Sidoqoftë, edhe me këtë ligj gjuha shqipe nuk barazohet me maqedonishten. Për më tepër, avancimi real i shqiptarëve do të ndodh kur do të shndërrohen në popull shtetformues në Maqedoni”, ka vlerësuar Murati.

“Për këtë, duhet që politika shqiptare në Maqedoni të jetë unike e Prishtina me Tiranën zyrtare të jenë krah saj”, ka shkruar Murati në rrjetin social.

Comments