Filipine, zjarr në një hotel, 4 të vdekur dhe 19 të zhdukur

470
fresco

Të paktën katër vetë mbetën të vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një hotel në Manila, Filipine….

Mbi 300 mysafirë të Hotel Pavilion dhe Kazino janë evakuuar, disa me ndihmën e një helikopteri. Sipas kreut të mbrojtjes civile në Filipine, Johnny Yu, të zhdukurit janë 19.

Nga këta, dy, të cilët punojnë në kamerat e sigurisë të hotelit, ishin bllokuar në strukturë dhe shpëtimtarët po përpiqen t’i shpëtojnë. Viktimat ishin të gjithë anëtarët e stafit të objektit, duke përfshirë dy roje.

Gjashtë vetë u transportuan në spital për asfiksi nga tymi. Ekipet e shpëtimit dhe oficerët e zbatimit të ligjit kanë izoluar zonën e hotelit, që ndodhet në zemër të rrethit turistik të Manilës. Dhjetëra automjete të zjarrëfikëses ndërhyn në vendngjarje.

Comments