Leipzig e ndal Bayern Mynchen pas 13 ndeshjeve (VIDEO)

565
fresco

Bayern Mynchen është ndalur në javën e 27 të ‘Bundesligës’ pasi skuadra e drejtuar nga Jupp Heynckes është mundur pas 13 ndeshjesh 2-1 në transfertë nga Leipzig.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh skuadra kampionë në fuqi nuk ka arritur të dalë me pikë pasi fillimisht futbollisti i blerë nga Liverpool, Naby Keita, barazoi shifrat, ndërsa më pas ishte talenti Werner që i përmbysi ato.

Në dispozicion të Bayern ishin më shumë se 30-t minuta, por deri në fund nuk arritën të realizonin një tjetër gol.

Gjithsesi kjo humbje pak ndikon në çështjen e titullit pasi Bayern Mynchen renditet i pari me 66 pikë, 17-t më shumë se Schalke e vendit të dytë.

Comments