Katica dhe Fatimja e dinë kush e ka vendosur minën në Sopot, autori gjendet në Serbi?

460
fresco

Prokuroria Speciale e din se kush është autori i vërtetë që ka vendosur minën në Sopot. Poashtu Prokuroria Speciale e din se ku gjendet autori, respektivisht që ai gjendet në një shtet fqinj të Maqedonisë. Gazeta Lajm mëson se sipas gjitha gjasave autori gjendet në Serbi.

“Prokuroria Speciale ka marrë më shumë veprime për të zbuluar autorin e vërtetë të kësaj vepre penale. Mund të them se kemi siguruar informacione për autorin e mundshëm. Informatat po i kontrollojmë ende dhe për shkak të ndjeshmërisë dhe për shkak të fazës parahetimore, në këtë moment nuk mund të zbulojmë më shumë detaje”, ka shkruar Janeva në fjalët përfundimtare.

Katica Janeva ka shkruar se vepra terrorizëm assesi nuk mund të lidhet me tashmë ish të akuzuarit, por se doemos do të hetojë edhe më tej dhe do të gjejë prova për autorin e vërtetë. Shkaku i ndjeshmërisë së rastit, Janeva ka shkruar se nuk do të zbulojë më shumë detaje…

Comments