Giorgio Chiellini nuk vuan nga një lëndim serioz i pësuar në duelin ndaj SPAL.
Juventus ka njoftuar se Giorgio Chiellini nuk vuan nga një lëndim serioz i pësuar në duelin ndaj SPAL.
“Giorgio Chiellini i është nënshtruar disa testimeve për lëndim muskulor në kofshën e djathtë, që e pësoi në ndeshje kundër Spalit”, thuhet në njoftimin e Juventusit.
“Rezultatet tregojnë se situata nuk është asgjë serioze, por e cila megjithatë kërkon monitorim ditor. Lojtari tashmë ka nisur punën në fizioterapi dhe do të rivlerësohet javën e ardhshme”, thuhet më tej në njoftim.