Stejt Departamenti: SHBA shpreson për një zgjidhje të shpejtë për çështjen e emrit

465
fresco

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin bisedimet e vazhdueshme nën patronazhin e OKB-së për të zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë dhe bëjnë thirrje parlamentit maqedonas të përqendrohet në reformat e nevojshme, porositë nga Stejt Departamenti, njofton Medial.mk.

Në një deklaratë për Mia-n, në prag të vizitës së nesërme të Ministrit grek në vendin tonë, zëdhënësi i Stejt Departamentit sugjeron se SHBA-të shpresojnë për një zgjidhje të shpejt të mosmarrëveshjes së gjatë për emrin.

“Shpresojmë se liderët e partive politike në Maqedoni dhe Greqi do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme në interes për integrime euroatlantike, ekonominë, qetësinë dhe sigurinë në rajon, thuhet në deklaratën e Stejt Departamentit.

NË lidhje me reformat për Ligjin e gjuhëve, i cili u miratua në Kuvendin e Maqedonisë, SHBA-të bëjnë thirrje partive politike opozitare që të vazhdojnë me reformat dhe ti mbështesin ato.

Comments