ZUCKERBERG: Kemi zbuluar shumë profile të rrejshme nga Maqedonia (VIDEO)

523
fresco

Njeriu i parë i Facebook, Mark Zuckerberg, në një intervistë ekskluzive për CNN, ka folur rreth skandalit të “Cambridge Analitica” i cili ka punuar për fushatën e Donald Trump dhe në mënyrë joligjore ka mbledhur të dhëna për 50 milionë profile në Facebook.Në intervistë Zuckerberg ka folur edhe për lajmet e rrejshme dhe theksoi gjatë zgjedhjeve në SHBA janë zbuluar një numër i madh i profileve të rrejshme edhe nga Maqedonia, të cilët kanë prodhuar “fake news”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se është e qartë që në vitin 2016 nuk kemi qenë në krye të detyrës që t’u përgjigjemi pengesave ashtu si duhet, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet në SHBA ose lajmet e rrejshme. Në 2017 kemi gjatë zgjedhjeve speciale në senatin në Alabama, kemi pasur mjete të reja për të detektuar lajmet e rrejshme dhe kemi gjetur mjaft të tilla nga Maqedonia. Na pret punë e madhe që të pengojmë shtetet si Rusia të mos përzohet në zgjedhjet e vendeve tjera dhe të pengojmë shpërndarjen e lajmeve të rrejshme”, ka thënë mes tjerash Zuckerberg.

Maqedonia ka filluar të njihet si qendër e lajme të rrejshme, pasi gjatë zgjedh jeve në SHBA poashtu u zbuluan disa lajme të rrejshme nga të rinjtë e Velesit.Përgjigjen e Zuckerberg për lajmet në Maqedoni mund ta dëgjoni nga minuta 1:40.

Zuckerberg discusses Cambridge Analytica data scandal

“This was a major breach of trust and I’m really sorry it happened.” Facebook CEO Mark Zuckerberg discusses the data scandal involving Cambridge Analytica in an exclusive interview with CNN’s Laurie Segall. Zuckerberg also addressed the role Facebook may have played in the 2016 presidential election and said he'd be "happy to testify" before Congress. http://cnn.it/2G1lHd1

Posted by CNN on Mittwoch, 21. März 2018

Comments