Gjatë ditës një grup qytetarësh protestuan para Ministrisë së Jashtme dhe Qeverisë kundër vizitës së shefit të diplomacisë greke Kocijas në Shkup.
Ata kërkuan edhe ndërprerjen e bisedimeve për emrin. Protestuesit kanë vazhduar marshin edhe para hotelit ku qëndron Kocias. Nesër në orë 09:00 janë paralajmëruar protesta të tjera gjithmonë Ministrisë së Jashtme.

