Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev u takua me përfaqësues të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Maqedoni dhe me ekspertin belg, Piter Vanhaute.
Në takim drejtororesha e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Maqedoni, Ilina Mangova dhe Marija Sazdevski, drejtuese e Programit për finansa shprehën bashkëpunim e mire me Qeverinë, gjithashtu u theksua edhe mbështetja për reformat dhe për Planin 3-6-9.
Të pranishmit e njoftuan kryeministrin Zaev, me praktikat dhe propozimet për drejtimin në sferën e administratës publike, propozime për marrëdhëniet të Qeverisë dhe Parlamentit duke i dhënë mbështetje reformave aktuale në shtet, të cilat janë me qëllim që të realizohen prioritetet reformatore të përpiluara nga Komisoni Evropian për përmbushjen e kushteve për hyrje në Unionin Evropian si dhe aspiratat për antarësim në NATO.

