Arrestohet pronari i mishtores ‘Euro Ida’
Burime të “Indeksonine” mësojnë se para pak çastesh, Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e kompanisë “Euro Ida”, Anton Jupa.
Arrestim i tij lidhet me importimin e mishit nga kompania e dyshimtë belge “Veviba”.
Ndryshe, kompania nga Rahoveci kishte importuar mish nga kompania belge në muajt maj dhe qershor të vitit 2016.
Vlen të theksohet se drejtori i kompanisë “Euro Ida” kishte pranuar se kishte importuar mish nga Belgjika.

