LSDM: Qytetarët i dënuan politikat e ndarjeve dhe konfliktit, VMRO-DPMNE përhapë lajme të rreme dhe asgjë tjetër

491
fresco

Në kohën e qeverisjes së tyre, VMRO-DPMNE 11 vite është shërbyer me lajme të rreme dhe propagandë përmes së cilës i ka promovuar politikat e urrejtjes, ndarjeve dhe konfliktit.

VMRO-DPMNE përhapte lajme të rreme edhe para zgjedhjeve lokale, kur e shqetësoi opinionin për kinse ndërtimin e kampeve për migrantë e cila asjëherë nuk ndodhi.

Edhe sot si opozitë, mënyra e vetme e veprimit të VMRO-DPMNE-së janë lajmet e rreme përmes së cilave tenton të krijon ndarje të reja artificiale në shoqëri.

Ligji për përdorimin e gjuhëve është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe amandamentin 5 të sjellura në vitin 2001 dhe me të nuk humb askush por fiton Maqedonia e cila po ndërtohet si një shoqëri për të gjithë.

Në Shtip, në Koçani, në Berovë, askush nuk është i detyruar të mëson gjuhën shqipe, këto janë gënjeshtra të plasuara nga VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE duhet të largohet nga politikat e ndarjeve dhe konfliktit, politika që u dënuan nga qytetarët.

Kjo është në interes të shtetit dhe të gjithë qytetarëve, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Comments