Napoli është favorit për ta blerë mesfushorin e Barcelonës, Denis Suarez.
Mediat italiane shkruajnë se napolitanët synojnë që gjatë kësaj verë ta blejnë Suarezin, transmeton KosovaPress.
24-vjeçari duket se do të largohet nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni, pasi që me transferimin e Philippe Coutinhos, Suarez ka pak hapësirë në skuadrën ‘Blaugrana’.
Suarez është duke u monitoruar nga disa klube, por raportohet se Napoli është më afër lojtarit.

