Zhegra e personaliteteve të mëdha.Sefer Isufi ,nënkoloneli që vazhdon misionin e stërgjyshit Idriz Seferi

2,043
fresco

Urim SALIHU, Faktiditor.ch
Shumëherë pasardhësit kthehen tek gjeneza, tek heronjtë më të devotshëm , aq më tepër kur ata kanë edhe lidhje gjaku me t’a.Nuk janë koiçidenca, por vazhdimësi e idealeve të pastra, e kauzës për të cilën u flijuan të parët.Ata vazhduan të njëjtën rrugë të sakrificës për një qëllim të vetëm-shqiptarinë.
Këtu ndërlidhet edhe historia e stërnipit të Idriz Seferit, këtij heroi unik shqiptarë nën figurën e së cilit është burrëria, patriotizmi i pashoq dhe lufta e sakrifica për kombin duke shkrirë gjithë jetën për atë qëllim të fisëm dhe kombëtarë.
Shumë vite më pas është një tjetër i asaj familjë të fisme , Sefer Isufi që nuk mund të shkëputet nga rrënjët e tij.Nuk shkëputet nga atdhedashuria që s’shuhet asnjëherë në mendjet e ndritura që atyre që kanë sakrifikuar për këtë kauzë të madhe, për ëndrrën e madhe shqiptare, për lirinë duke paguar shpesh cmime të larta.

Sefer Isufi ne Luften e Kosoves.

Ndoshta fshatin Zhegër do t’a njihni më pak po të mos ishin disa personalitete sic janë Xherdan Shaqiri ky futbollist i jashtëzakonshëm , që njihet tashmë në gjithë botën.Por prej atje vjen edhe një tjetër figurë e madhe sic është Sefer Isufi. Nga Zhegra është poashtu edhe heroi i madh Agim Ramadani

Vepra e tij, misioni ka bërë që edhe personalitete të mëdha të politikës shqiptare përfshirë ish presidentin Bujar Nishani ta dekorojë atë më një cmim të lartë.Ai ,në emër të pasardhësve të Heroit të Kombit Idriz Seferi I dha dekoratën më të lartë të Republikës së Shqipërisë, Urdhërin ” Nderi i Kombit” .

Sefer Isufi duke pasur parasysh traditën e nderimit të ushtrive mike që kanë oficerët e tyre në Akademi, , Forca e Sigurisë së Kosovës e dërgoi në studime të specializuara oficerin e saj, nënkolonel Sefer Isufi, në kuadër të Implementimit te Marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak.

Po kush është Sefer Isufi:
Nënkolonel Sefer Isufi, është oficeri i parë i FSK-së, i cili, me sukses kreu studimet në Kolegjin e Luftës të Forcave të Armatosura të Turqisë, në Stamboll.

Kolegji i Luftërave është institucioni më i lartë akademik në kuadër të Forcave të Armatosura të Turqisë, i themeluar në vitin 1848. Këtë Kolegj e kanë kryer shumë personalitete të njohura ushtarake e politike të Turqisë dhe të shteteve të tjera, ndër ta edhe Themeluesi i Republikës së Turqisë Mustafa Kemal Ataturku, Ministri i Parë i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, gjenerali Mehmet Deralla, shefi i Parë i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Ali Shefqet Shkupi, etj.

Nënkolonel Sefer Isufi ka përfunduar studimet në Kolegjin e Luftërave Tokësore duke marrë titullin Oficer i Lartë Karriere i Shtabit të Përgjithshëm dhe njëkohësisht ka përfunduar studimet në shkallën Master, me notë të lartë, në profilin: Arti i Menaxhimit dhe Lidershipit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare, me temën: ”Studimi i ndikimit të anëtarësimit të Kosovës në NATO, në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit”. Ky studim është vlerësuar shumë lartë nga personeli akademik i Kolegjit sikur edhe në përgjithësi, paraqitja e përgjithshme e Nënkolonel Sefer Isufit i cili studioi krahas kolegëve amerikanë, gjermanë, kinezë, koreanojugor, pakistanezë, ukrainas, algjerianë, etj.

Ndërsa, më 24 korrik 2014, në Stamboll u mbajt ceremonia e diplomimit në të cilën morën pjesë personalitet më të larta të Turqisë, si: Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe delegacione të larta ushtarake mike të Turqisë, si dhe përfaqësues ushtarak e diplomatik të huaj të akredituar në shtetin e Turqisë.
Por ajo që e bën të vecantë figurën e Sefer Isufit me prejardhje nga Seferi I Karadakut është pjesëmarrja në luftën e Kosovës duke vazhduar misionin e paraardhësve të tij patriotë dhe njerëz të devotshëm të cështjes shqiptare.Edhe vëllau I tij Bajrami ka qenë qenë ushtar në Luftën e Kosovës, por edhe në luftërat tjera në trojet shqiptare përfshirë edhe atë në Luginën e Preshevës ,Medvegjës dhe Bujanovcit dhe njëri ndër organizatorët e luftës së armatosur në Maqedoni , por edhe në luftërat tjera në trojet shqiptare përfshirë edhe atë në Luginën e Preshevës ,Medvegjës dhe Bujanovcit dhe Kosovws natyrisht.

Ne kete foto eshte Bajrami me deshmorin e pare te kombit Fatmir Ibishi i vrare ne Luginen e Presheves.Ata kishin hyre nga Maqedonia permes Maleve te Karadakut.

Në 90 vjetorin e vdekjes në Gjilan u ngrit shtatorja e prijësit të kryengritjeve shqiptare kundër Perandorisë Osmane në shekullin e kaluar Idriz Seferi , e këtij heroi që ka lënë trashëgimi një tjetër brez që vazhdoi për kauzën dhe ëndrrën e madhe shqiptare me të njëjtin përkushtim dhe mision.


Sefer Isufi pwr Idris Seferin:
Tanë jetën e kalova me përgjegjësinë e madhe që m’peshon mbi ndërgjegjien time e m’përcjell si hije ngado që frymoj Gjyshi Im Madhështor,..
Sa herë u preha e kalova pranë varrit tand e tash edhe pranë bustit tand ,ndjehem me faj se e di që nuk kam ba aq sa është dashtun për Amanetin tand-Shqipninë ashtu siç e fali Zoti…Kjo përgjegjësi nuk më la kurr të krenohem me ty sepse do t’hatroja ..Andaj më fal Gjyshi Im Madheshtor se kaq mundi të bëjë deri tash vogëlsia ime…E si ngushllim për këtë ,I lutem Zotit që t’më jap forcë për të vazhduar tutje që një ditë t’vijë kokëlartë e ballhapun para teje dhe me zë t’naltë t’a jap haberin ” T’koftë përhajër Shqipnia O Idriz Seferi ” !

Për Seferin dhe gjithë brezat e familjes gjithnjë mbreteron ajo thënia e -H. Jackson Brown, Jr.
“Mos harroni se njerëzit më të lumtur nuk janë ata që marrin më shumë, por ata që japin më shumë.”

/Faktiditor.ch./

Comments