Kriza e emigrantëve, Xhaferi: Ende nuk ka përfunduar

315
fresco

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, deklaron se kriza me emigrantët akoma nuk ka përfunduar .

Në fjalimin e tij në Kuvendin e 138-të të Unionit Ndërparlamentar që po mbahet në Gjenevë , Xhaferi potencoi se viteve të fundit, Europa është ballafaquar me ikje massive të emigrantëve.

Vetëm përmes Maqedonisë, e cila është pjesë e të ashtuquajturës “Rruga Ballkanike”, kanë kaluar qindra dhe mijëve emigrantë.

“Të gjithë ne, shpesh krenohemi me numrin, gjegjësisht sa emigrantë kemi pranuar ose sa e kanë kaluar nëpër territorin tonë. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se emigrantët janë më së paku janë numra, edhe ata janë persona si ne . Disa analiza tregojnë se kriza me emigrantët nuk ka përfunduar akoma dhe është koha që gjithë së bashku, sidomos shtetet të ndërmarrin masa konkrete”, ka thënë Xhaferi.

Ai shtoi se dokumentet ndërkombëtare, mes të cilave edhe Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, na detyron të përforcojmë angazhimin për emigrantët dhe refugjatët.

Comments