Pacolli: Ministrat serbë duhet të bëjnë kërkesë, Kosova vendos për vizitat

449
fresco

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për ndalimin që po u bëhet ministrave të Qeverisë së Serbisë për të hyrë në territorin e Kosovës.

Ai ka thënë se ministrat serbë duhet të bëjnë kërkesë për vizitë në Kosovë, 72 orë përpara se ajo të ndodhë, në mënyrë që t’u shqyrtohet ajo dhe më pas të merret vendim për lejim ose refuzim të vizitës, përcjell Klan Kosova.

“Kosova është e vendosur dhe e përkushtuar që të ketë marrëdhënie të mira me secilin fqinj dhe shtetet e rajonit. Me Serbinë jemi të përkushtuar të kemi marrëdhënie dhe jemi duke punuar që të kemi marrëdhënie të mira. Kemi pasur kërkesë për ardhjen e disa ministrave serbë. Sipas marrëveshjes së Brukseit, çdo ardhje e personaliteteve politike në Kosovë duhet t’i nënshtrohen një informate paraprake dhe lejes që duhet marrë nga Kosova”.

“Nuk e kemi imponuar, është diskutuar në Bruksel dhe ne veprojmë sipas saj. Gjitha personalitetet janë të detyruara të drejtohen 72 orë para se të ndodhë vizita, dhe Kosovë ka të drejt të lejojë ose refuzojë”, ka thënë Pacolli, njofton Klan Kosova.

“Personalisht jam refuzuar që të shkojë në Beograd. Më është refuzuar leja dhe e kam kuptuar si diçka normale. Vulin është ministër i Mbrojtjes, nuk kemi asnjë problem me mbrojtjen tonë, ai ka probleme. E kemi KFOR-in që kujdeset për sigurinë tonë dhe forcat tona të sigurisë. Vulin s’ka arsye të vijë në Kosovë për të nxitur urrejtje dhe për të propaganduar”.

“Vladan Vukosavljeviq ka zgjedh pikë tjetër dhe për shkaqe të sigurisë i është refuzuar hyrja. Gjuriq ka nxit urrejtje, pakënaqësi në ditë më parë tek popullata shqiptare. Ai ka thënë se s’ka kush që e ndal dhe i kemi thënë se duhet respektuar norma. Kemi marrë kërkesën e tij dhe nuk e kemi lejuar që të hyjë sot. I kemi kërkuar që të mos nxitë urrejtje, sepse këto nuk i duam. Ka ndodh hidhërimi nga ta, ata dërgojnë kërkesa ne u përgjigjemi atyre”.

Comments