« INTERVISTË » Metollari: Në Ballkan nuk duhet të ngremë mure, edhe mes Maqedonisë dhe Greqise nuk duhet të ketë mure

490
fresco

Doriana Metollari, analiste dhe drejtoresh e platformës online HermesNews me seli Tiranë, në një intervistë ekskluzive për Agjencin e Lajmeve Zhurnal, flet për zhvillimet aktuale politike në rajon, ndikimin rus në Ballkan, kontestin maqedono-grek për çështjen e emrit, rolin e Republikës së Shqipërisë në rrugëtimin e Maqedonisë drejt NATO-s, por jo vetëm ajo flet edhe për aktulaitetin politik dhe partitë shqiptare në Maqedoni.

Intervistoi: Destan JONUZI

Zhurnal: Maqedonia dhe Greqia janë më afër se kurrë zgjidhjes së kontestit të tyre 25 vjeçar për çështjen e emrit. Mund të marrë fund ky kontest?

Doriana Metollari: Çështja e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë duhet të zgjidhet. Nisur nga kjo, secila palë duhet të lëshojë diçka nga vetja për të arritur një zgjidhje të përbashkët, sepse kjo ka të bëjë mbi të gjitha me një prespektivë më të mirë mes qytetarëve të të dyja vendeve. Presioni për të gjetur një zgjidhje, duhet të rritet. Njërëzit duhet të bashkohen nga vlerat mbi të gjitha, dhe krerët e vendeve apo politikane të partive të ndryshme duhet që të mendojne se si të ndërtojnë një të ardhme më të mirë mes popujve, apo popullit të vet. Sfidat janë të shumta dhe janë të tjera, prandaj le të fokusohemi tek betejat që do të bëjmë sot dhe nesër. As njerëzit dhe as media nuk duhet të lejojnë që të merret peng e ardhmja, për asnjë arsye dytësorë. Kjo sigurisht kërkon një interes pozitiv të të gjitha palëve. Në Ballkan nuk duhet të ngremë mure, dhe mes Maqedonisë dhe Greqise nuk duhet të ketë mure, duhet të ketë bisedime, negociata me qëllim për të arritur rezultate. Nacionalizmat nuk ndihmojnë askend shpesh herë, në vend të tyre duhet përdorur diplomacia, dhe ajo ekonomike në këtë rast.

Zhurnal: Mendoni se këtë zgjidhje e ndërlikon ndikim rus në Ballkan?

Doriana Metollari: Nëse dikush influencon brenda Ballkanit kjo ka arsye: ose je i korruptuar dhe atëherë njerëzit kanë një problem se kë zgjedhin, dhe kjo sigurisht që është një çështje e brendshme e vendeve dhe kërkon sforco të shoqatave, partive, apo grupeve të tjera për të rritur influencën e qytetarëve në vendimmarrjen politike. Shpjegimi tjetër është paaftësia. Kjo e dyta u jep hapësirë zhvillimit të nacionalizmave, lëvizjeve apo parimeve ekstreme në vende të tjera. Vendet ballkanike kanë një bashkëjetësë të brishtë mes tyre, sepse popujt nuk mund të harrojnë historinë. Dhe nga njëra anë është e drejë, historia nuk harrohet kurrë. Por nëse popujt do të jetonin me të kaluarën nuk do të mund të ndërtonin të ardhmen. Prandaj, sot duhet liderë të fortë që janë të aftë ta çojnë vendin përpara, jo të mbajnë peng e nacionalizmave, apo interesave të tjera, kur këto të fundit nuk i shërbejnë rritjes ekonomike, sociale dhe politikë të qytetarëve të tyre. A ekzisitojnë? Unë them se po. Asnjë komb, përfshi dhe Maqedonia nuk meriton të mbahet peng, as e simboleve, as e të kaluarës. Duhet të shohim përpara me çdo kusht, duke pretenduar që sigurisht dhe vendi përballë të krijojë hapesirë në negociata.

Zhurnal: Cili duhet të jetë qëndrimi i Republikës së Shqipërisë si anëtare e NATO-s për kontestin maqedono-grek?

Doriana Metollari: Shqipëria ka një politike të brendshme problematike. Po ndërrmerr disa hapa të rëndësishëm, do të thoja ndër me të rëndësishmit , sepse në jemi në fazën e krijimit të një sistemi të ri, pra të shtetit, që deri tani ishte lë ta quajmë të paqëndrueshem, kaotik dhe subjektiv. Por Shqipëria ka dhe roline saj në NATO, dhe po duhet të zhvillojë rolin dhe politikat e saj atje. Prespektiva e Shqipërisë është ajo europianë, ashtu si dhe e Ballkanit. Por Europa thotë: duhet të jesh si ne. Ok. Nëse Ballkani është këtu ku është sot, kjo është falë politikavë që Europa dikur ka ndërrmarrë ndaj tij. Pranda nuk është dhe krejt koicidencë. Europa nuk duhet të shtyje më tepër në zgjidhjen e këtij problemi, që s’dua ta quaj konflikt. Ajo duhet të propozojë zgjidhje dhe të ulë palët në tryezë. Politika e jashtme e Shqipërisë duhet të shtyjë, sipas meje, në këtë drejtim po ashtu. Por le të kthehemi tek NATOja. Ajo ka një rol, dhe është ngritur mbi vlerat e paqes. Asnjë organizëm ushtarak, apo politik, apo social, çfarëdoqoftë, nuk mund të punojë veçmas kur bëhët fjalë për rezultate të cilat influencojnë parimet mbi të cilat qëndrojnë në këmbë, të gjitha këto. Unë besoj tek një sforco për një koordimin të mirë,sepse mund të bëhët më shumë. Shqipëria mund të luajë një rol, që mund ta nxjerrë një skenë nëse do të përpiqet të shtyjë palët me dhe jo publikisht, për të gjetur një zgjidhje. Tek e fundit në Maqedoni flitet shqip dhe nëse Kryeministri Rama kërkon një prespektivë Ballkanike europiane, atëherë mund të fillojë të bëjë presion pozitiv në drejtim të zgjidhjes së problemeve. Thashe nuk jam per rritje nacionalizmash mes vendeve ballkanike. Shqipëria duhet të tregojë se me diplomaci se mund të jemi më shumë.

Zhurnal: Cili është vlerësimi juaj për përfshirjen direkte dhe indirekte të kryeministrit Rama në politikat e partive politike shqiptare në Maqednoni? I ndihmon ato në agjendën e tyre politike, apo tension edhe më shumë “strofullën” e skenës edhe ashtu të brishtë politike shqiptare?

Doriana Metollari: Unë besoj se është detyrë e çdo lideri të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit. Kur kjo i shërbën paqes, sigurisë dhe rritjes prespektivës së mirë të popujve. Sigurisht që kjo nuk është e lehtë dhe nuk duhet të bëhet për protagonizem. Duhet ti shërbejë një misioni të jashtëm, i cili është bashkëpunimi dhe rritja e komunikimit mes popujve. Shqipëria ka politikat e saj të jashtme. Askush nuk duhet të ndërhyjë në politikat e brendshme të një shteti, por partitë politikë duhet të tregohen në lartësinë e menaxhimit korrekt të situatës dhe duhet të bejnë më shumë për të ardhmen në Maqedoni, pa u ndikuar, duket patur objektivat e programeve të veta elektorale.

Zhurnal: A kanë punuar mjaftueshëm partitë politike shqiptare në Maqedoni për avansimin e të drejtave të shqiptarëve për këto 25 vite sa është Maqedonia shtet i pavarur?

Doriana Metollari: Jo. Unë kam kolegë në Maqedoni me të cilët takohem jo shumë shpesh, por gjithmone me kënaqësi. Me ta bisedoj rreth problemeve të ndryshme në Maqedoni dhe ata pyesin sigurisht për Shqipërinë. Ne kemi një problem të përbashkët. Partitë politike nuk bëjnë sa duhet. Kjo për shkak të formimit, për shkak të vullnetit, për shkak se kush i ëpërfaqëson etj etj. Pra na mungon kultura politike, na mungon vetëdija e qytetarëve për të drejtat që u takojnë, dhe po ashtu rritija e llogaridhënies. Sigurisht, Maqedonia dhe Shqipëria kanë kaluar nëpër disa etapa të ndryshme historike dhe pse flasim shqip. Kjo nuk është gjithcka, sepse historia, apo jeta e përditshme ndikon tek qytetarët dhe në mënyrën sesi ata mendojne, jetojne dhe vendosin. Unë besoj se si Shqipëria dhe Maqedonia meritojnë më shumë nga partitë politike. Por do të gabohesha nëse do ta vija fatin e qytetarëve vetëm tek partitë politike. Kujdes, kjo nuk do të thotë se kemi nevojë për lëvizje ekstremiste. Ato (lëvizjet ekstremiste) kur i bindin qytetaret dhe marrin hapesirë, demokracia dështon. Duhet me teper vetëdije për të drejtat. Qytetarët deri diku e ndjenë se meritojnë më shumë, por nuk kanë vetëdijë të fortë për këtë. Demokracia nuk duhet të dështojë. Kur popujt te binden per rendesine qe kanë në politikberje atehere do te jete me ndryshe, neser.

Zhurnal: A duhet kujdes më i madh i Shqipërisë dhe Kosovës për shqiptarët që jetojn jashtë kufijëve?

Doriana Metollari: Duhet gjithmonë një sy me tepër. Historia është histori, por sot na duhet diplomacia dhe politika korrekte, jo e korruptuar, jo ganstere. Shqipëria dhe Kosova duhet të rrisin rolin e tyre ne ndihmë të shqiptarëve që flasin shqip. Por as Shqipëria dhe as Kosova nuk mund të shpëtojnë askënd. Shpëtimi vjen nga një rol më i mirë koordinues, bashkëpunues, dhe sigurisht paqedashës i te gjitheve. Ne duhet te shtyjme drejte kesaj. E ardhmja nuk kërkon egocentrizmin e askujt. Politika duhet ti shërbejë njërëzve. Në ballkan janë vrarë e masakruar boll. Tani është koha të komunikojmë, të rrisim, dhe të shtyjmë popujt për të krijuar ura komunikimi mes tyre. Unë nuk mund të jap zgjidhje. Zgjidhjet duhet të jënë të përbashkëta. Por di të thëm që në të gjithë jemi, pra dhe ne di media, duhet të jemi të shëmbim murë e të ndërtojme ura. Popujt europianë tregojnë se kjo mund të arrihet. Nuk kërkon pasuri, kërkon vullnet dhe dëshirë. Të tjerët herët a vone vijnë vetë. Besoj se boll kemi pritur, apo jo? Tani duhet te shohim para, jo pas.

Comments