Mediat serbe: Mentor Shabani drejtoi aksionin – i trajnuar në “Bazën Adem Jashari”

694
fresco

Arrestimi i djeshëm i Marko Gjuriq nga Njësia Speciale Operative e Kosovës, është lajm në ballinat e mediave serbe edhe sot.

Madje ata raportojnë edhe deri më atë se kush ka qenë prijës i aksionit të djeshëm, ku përmendin edhe emrin e një prej zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

“Operacioni i djeshëm brutal i njësive speciale të Policisë së Kosovës është udhëhequr nga Mentor Shabani, një burrë që pak njihet, por që dje ai manifestoi ato që ka mësuar gjatë trajnimeve në “bazën Adem Jashari”, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Comments