Ministrat e luksit dhe vajza e vogël që po vdes sepse s’paguan dot spitalin

Sikur para se të shfrytëzonit ato benifite dhe më shumë se kaq, ata mijëra euro për jetë luksi nën petkun e pushtetit, sikur për një cast të vetëm ta kujtonit të gjithë ju ëndrrën e asaj vajze të shtrirë në shtratin e vdekjes që po jep shpirt

538
fresco

Urim SALIHU

Mijëra euro për të shpëtuar jetë në njërën anë dhe mijëra të tjera të harxhuara në luks në anën tjetër.
E para është lufta me kohën nëse një familje e varfër do gjejë kaq të holla derisa lutet për të shpëtuar vajzën e vogël për operim jashtë dhe kushedi sa familje tjera që jetojnë në mizerie , pa ushqim , pa luks, pa shtëpi banimi, dhe e dyta është papërgjegjësia e njerëzve të veshur me pushtet që kujtojnë se mund të bëjnë një jetë ” milionerësh”.

E pashë që në mëngjes një fotografi që ma theu zemrën.Një fëmijë qe shtrirë në shtratin e vogël proporcionalisht me trupin e saj dhe luftonte me sëmundjen e egër.Sikur për një cast të vetëm ju që hani një racion ushqimi prej qindra eurosh ta kujtonit këtë fëmijë?! Sëmundja e saj e infeksioneve të brendshme që me terma mjekësorë nuk e dij si quhet , kishte nevojë që për të shpëtuar nga kthetrat e vdekjes, të shkonte në një spital jashtë vendit me shpresën e madhe të shërrimit.Por sa më shumë që koha ecën kundër saj , aq më tepër në vend që ajo të vazhdojë ritmet e jetës , mund të ndodhë e kundërta që zemra e saj të ndalet përgjithmonë.Nëse jeta e saj mbaron, si e shumë fëmijëve të tjerë të rritur të varfër dhe zemrvrarë, atëherë bashkë me të kemi mbaruar të gjithë.

Nuk ka më keq se lutjet e një familjeje të dorëzuar që shohin si perëndon para syve dashuria më e shtrenjtë e tyre ndërkohë që koha është kundër tyre.Secila ditë që vonohet , vajza mund të ikë përgjithmonë, mund të lerë frymëmarrjet e fundit, të na braktisë duke e parë të gjithë ne si ajo vdes si shitësja e vogël e shkrepsave në mëngjesin e ftohtë.

Por derisa këta personazhë të shumtë që kanë zaptuar kronikat televizive secilën natë , nga familje që varfëria i godet me gjithë forcën, atje lartë në kupolat e pushtetit ka njerëz që bëjnë shpenzime të paimagjinueshme .Nëse shkruan për këta abuzime ata bëhen kërcënues kujtojnë se mund të mbyllin në dry mendimet e gazetarëve.Por fakti që ata janë në kupolën e shtetit, ministra a ngjajshëm nuk është se janë të zgjedhur nga gazetarët.Nuk është se ne mund ti shkarkojmë apo tu japim jetë politike edhe më tej.Aty është një qeveri që është zotuar në zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, korrupsionin, abuzimeve etj etj.Nëse ai pushtet që është betuar dhe nuk i sanksionon ata që i vendosi vetë që i ka para syve , atëherë shteti ligjorë ka perënduar ose më mirë ka vdekur.

Sikur para se të shfrytëzonit ato benifite dhe më shumë se kaq, ata mijëra euro për jetë luksi nën petkun e pushtetit, sikur për një cast të vetëm ta kujtonit të gjithë ju ëndrrën e asaj vajze të shtrirë në shtratin e vdekjes që po jep shpirt .Sikur njëherë të vetme , nën shpirtin human ta kujtonit një vajzë të vogël që me paratë e harxhuara kot t’i ndihmonit asaj për ta shpëtuar.?!
Sikur….

Comments